IDMC: Në Afrikë mbi 12 milionë njerëz të zhvendosur gjatë 2016-ës

Mos i humb

Gjatë vitit të kaluar, 12.6 milionë njerëz në Afrikë janë zhvendosur nga vendet e tyre për shkak të problemeve të brendshme, katastrofave natyrore dhe arsyeve të ndryshme.

Qendra për Monitorimin e Zhvendosjes së Brendshme (IDMC), selia e së cilës ndodhet në Gjenevë, publikoi raportin e saj për Afrikën.

Në raport thuhet se vetëm gjatë vitit të kaluar 3.9 milionë persona janë detyruar të zhvendosen nga vendet e tyre për shkak të përleshjeve, kurse 1.1 milonë të rjerë për shkak të fatkeqësive natyrore.

Duke vënë në dukje se në gjysmën e parë të këtij viti, mesatarisht 15 mijë persona në ditë janë detyruar të emigrojnë, në raport thuhet se 40 për qind të personave të cilët zhvendosen nga vendet e tyre për shkak të përleshjeve ndodhen në Afrikë.

Më tej në raport thuhet se 12.6 milionë njerëz nga Afrika gjatë vitit të kaluar janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. Aty po ashtu përfshihet renditja e 5 shteteve më të prekura nga përleshjet dhe fakteqësitë natyrore në 6 muajt e parë të vitit 2017.

Sipas kësaj renditjeje Republike Demokratike e Kongos (RDK) zuri vendin e parë me numër më të madh të personave (997 mijë) që janë zhvendosur nga vendi i tyre për shkak të përleshjeve.

Pas RDK-së në listë vjen Etiopia me 213 mijë persona, Republika e Afrikës Qendrore me 206 mijë persona, Sudani i Jugut me 163 mijë persona dhe Gambia me 162 mijë persona.

Ndërsa 247 mijë persona nga Madagaskari, 167 mijë persona nga Mozambiku, 34 mijë nga Malavi, 25 mijë nga Kenia dhe 11 mijë persona nga Angola janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësive natyrore./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit