IHH hap qendër rehabilitimi për fëmijët Rohingya në Bangladesh

Mos i humb

Fondacioni humanitar turk IHH ka hapur qendër rehabilitimi për fëmijët Rohingya në Bangladesh, bëhet e ditur të mërkurën.

Nga fondacioni IHH theksojnë se në të ardhmen planifikojnë hapjen edhe të katër qendrave të ngjashme për refugjatët në Bangladesh.

Pesë qendra në kampet e refugjatëve Balukhali, Jamtoli, Palongkhali, Bagguna dhe Ghumdhum në qytetin bregdetar Cox Bazaar, do të ofrojnë shërbime arsimore, shëndetësore, ushqimore dhe rehabilitimin e rreth 2000 fëmijëve.

Muslimanët Rohingya të Arakanit me vite janë pakica etnike më e rrezikuar në botë, kurse nga 25 gushti i këtij viti ballafaqohen me një valë të re të dhunës në rajonin Arakan të Mianmarit.

Nën pretekstin e luftës kundër grupeve militante, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar të paktën 300 fshatra muslimane prej të cilave të paktën 620 mijë banorë u detyruan të ikin në Bangladesh./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit