IHH ka dërguar 15 mijë kamionë me ndihma në Siri

Mos i humb

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011 në Siri, ka dërguar 15 mijë kamionë me ndihma humanitare në këtë vend.

Raporti i fundit i lëshuar nga fondacioni thotë se IHH nuk ka lënë sirianët të vetëm që nga dita e parë e luftës.

“Fondacioni, i cili ka shpërndarë rreth 15 mijë kamionë me ndihma humanitare në rajon ka ofruar shërbime me nëntë qendra koordinuese, ku punojnë 843 persona përfshirë vullnetarë. Një universitet dhe 29 shkolla janë hapur. Nevojat për arsim të 160 mijë janë arritur. Një fabrikë që prodhonte garzë u krijua dhe një total prej 683 ambulancash u dërguan në vend”, thotë raporti.

Sipas raportit, janë ngritur edhe shtatë qendra shëndetësore, përfshirë spitale mobile si dhe 36 puse dhe 16 depo të ujit, ndërkohë furrat e bukës të IHH-së prodhuan 750 mijë bukë çdo ditë, ndërsa në të njëjtën kohë, kuzhinat e saj gatuan ushqim për 60 mijë persona në Siri.

Një fshat i quajtur “Rahmet”, që në turqisht do të thotë “Mëshirë”, poashtu u krijua në provincën veriore siriane të Idlibit. IHH thotë se ky fshat lëvdohet me 100 shtëpi, një spital, një xhami, një qendër shëndetësore dhe një qendër sociale.

IHH deri tani ka shpenzuar afro 321 milionë dollarë ndihma në Siri.

Siria është e mbyllur në një luftë shkatërruese qytetare që nga marsi i vitit 2011 kur regjimi sirian i Bashar al-Asadit u përplas në protesta pro-demokratike me një trazirë të papritur.

Ndërsa zyrtarët e OKB-së thonë se qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt ndërsa zyrtarët e regjimit sirian thonë se numri i të vdekurve është afër 10 mijë.

Gjatë konfliktit, regjimi i Asadit u akuzua shumë herë nga shumë aktorë ndërkombëtarë për arsye të shënjestërimit të civilëve me armë kimike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit