IKMT prish pallatet 2-katëshe të dëmtuara nga tërmeti në Marikaj

Mos i humb

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon punën për prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019.

Sipas IKMT-së gjatë ditës së sotme po punohet për prishjen e pallateve 2-katëshe, të dëmtuara nga tërmeti, në Marikaj.

Ndërkohë në 11 bashkitë e prekura në tërmeti i fortë që goditi vendin tonë në nëntor të vitit 2019 po vijon procesi i rindërtimit.

Qeveria parashikon që brenda këtij viti të kenë përfunduar të gjitha banesat individuale dhe ato kolektive dhe të mbyllet çdo gjurmë e lënë pas nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë në nëntor të vitit 2019, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe mijëra të tjerë humbën banesat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit