Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur me pranga në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Beqaj do të dëshmojë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Koncesionet në Shëndetësi.
Ish-ministri Beqaj u shoqërua nga efektivët e policisë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Beqaj ka masë sigurimi arrest më burg për abuzim me fondet e BE-së, kur drejtonte SASPAC.
Ndërkohë, për koncesionin e sterilizimit që po hetohet nga SPAK dhe për të cilën do të pyetet sot në komisionin parlamentar, Ilir Beqaj ka masë sigurie detyrim paraqitje.