Ilir Meta mesazh shoqërisë: Çdo qytetar të trajtohet me dinjitet!

Mos i humb

Kreu i shtetit, Ilir Meta duke folur sot në konferencën e titulluar “Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisë. Kujdesi paliativ për nxitjen e një kulture për përgjegjësinë sociale” tha se shoqëria duhet të tregohet më e përgjegjshme dhe të ndihmojë personat që kanë nevojë për trajtim njerëzor dhe mjekësor.

Presidenti  Meta duke marrë si shembull humanizmin e Nënë Terezës, pohoi se dashuria ndaj njëri-tjetrit duhet të kultivohet, ndërsa tema të tilla shtoi ai, duhet të jenë në tryeza shkencore dhe në biseda në mediat audio-vizive.

“Kujdesi palietiv, na mëson se çdo i sëmurë ka nevojë  për të gjithë ne dhe të trajtohet me dinjitet deri në fundin e tij. Familja shqiptare nuk është më ajo ku brezat jetojnë së bashku, vitet e fundit shumë qytetarë janë larguar dhe kanë lënë prindërit në Shqipëri.

Këta kanë nevojë për shërbimin dhe kjo mbetet një detyrë e jona. Tema që po diskutojmë sot të behët pjesë në debatin publik në media, veçanërisht në atë vizive. Është e nevojshme të hartojmë politika të nevojshme sociale” tha mes tjerash, Presidenti Meta, në fjalën e tij tek Universitetit  “Zoja e Këshillit të Mirë’ .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit