Ilir Proda emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, pjesë e uniformave blu që prej vitit 2005

Mos i humb

Me vendim të Këshillit të Ministrave, kandidati Ilir Proda është emëruar si Drejtori i ri i Policisë së Shtetit.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Ilir Proda që së fundmi mbante postin e drejtorit të policisë Elbasan, do të drejtojë Policinë e Shtetit.

Proda ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr. 3.

Më pas, për shumë vite ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në drejtorinë e përgjithshme.

Në 2013 ai emërohet shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë.

Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues, ai u emërua drejtor i policisë Elbasan.

Proda ka diplomë avokati dhe master shkencor për të drejtë penale. Po ashtu ka marrë pjesë në kurse e seminare të ndryshme ku është pajisur me certifikatë.

Proda fitoi në këtë garë krah Altin Menës, Ardian Cipës, Neritan Nallbatit dhe Skëndert Hitës që u vlerësuan me më shumë pikë nga komisioni i posaçëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit