Ilmie Dumani shpallet mësuesja e vitit

Mos i humb

Në Ditën e Mësuesit Ministria e Arsimit shpalli Ilmije Dumanin mësuese të vitit.

Dumani mori çmimin “Shaban Jashari”.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi gjatë ceremonisë tha se mësimdhënësit duhet të çmohen.

“Ne duhet të vazhdojmë t’i çmojmë mësimdhënësit tanë dhe neve si institucion na takon që minimumi ti ftojmë kështu dhe të ua urojmë këtë festë. Mësimdhënësit e dalluar duhet të shpërblehen dhe çojmë një sinjal pozitiv për rëndësinë që u japim atyre”, tha Bytyqi.

Ministri edhe ua uroi mësimdhënësve ditën e tyre.

“Më lejoni që ta shfrytëzoj rastin të uroj festën më të rëndësishme të mësuesit. Kjo festë u vlerësua edhe më shumë dhe jorastësisht qëlloi edhe në epopenë e UÇK-së sepse po ashtu mësimdhënësit ditën të kontribuojnë edhe në luftën për çlirim”, tha Bytyqi, shkruan Kallxo.com.

Ministria ndau edhe mirënjohje për mësimdhënësit e propozuar nga drejtoritë e arsimit nëpër komuna.

Sot do të zhvillohet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR-i.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit