Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka depozituar sot në SPAK një padi për ligjin e qeverisë që ul nivelin e mbrojtjes për Zonat e Mbrojtura. Zhupa tha se ky ligj zgjidh vetëm problemin e oligarkëve. Sipas saj, sot praktikisht nuk ka më zona të mbrojtura.
“Meqenëse nuk kishte më vend, kjo nevojë e tyre u zgjidh nga Edi Rama duke i hequr mbrojtjen zonave të mbrojtura dhe duke i kthyer në sheshe ndërtimi për miqtë dhe klientët e Edi Ramës.


