Indeksi i besimit ekonomik të Turqisë rritet me 2,6 për qind në dhjetor

Mos i humb

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) bëri me dije se ky tregues u rrit me 2,6 për qind në 93,8 pikë përqindje, nga 91,3 që ishte në nëntor.

“Rritja e besimit ekonomik në muajin dhjetor erdhi nga përmirësimi në indekset e besimit të sektorit real (industria e prodhimit) në 108,7 pikë përqindje, atij të shërbimeve në 93,2 pikë përqindje, të tregtisë me pakicë në 102,6 pikë përqindje dhe të sektorit të ndërtimit në 68,9 pikë përqindje”, vuri në dukje TurkStat-i.

Indeksi i besimit ekonomik është një tregues i përbërë, i cili përfshin vlerësimet, pritjet dhe tendencat e konsumatorëve dhe prodhuesve për situatën e përgjithshme ekonomike.

Në llogaritje përdoren gjithsej 20 nënindekse, me të dhënat e mbledhura në dy javët e para të çdo muaji

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit