Indi, vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në Kerala të Indisë është rritur në 483.

Sipas mediave vendase, kryeministri i shtetit Kreala Punarayi Vijayan tha se që nga fillimi i sezonit të shirave mosun në rajon në muajin qershor, numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme është rritur në 483, ndërsa 15 persona konsiderohen si të zhdukur.

Ai theksoi se sipas të dhënave të fundit 59.296 persona janë vendosur në 305 kampe të refugjatëve. “Gjithsej 57 mijë hektarë tokë bujqësore u dëmtua. Humbja e parashikuar është më shumë se shpenzimet vjetore të shteti”, tha ai.

Zyrtarët potencojnë se nga përmbytjet janë dëmtuar 168 spitale shtetërore.

Në shtatë shtete indiane gjatë sezonit të shirave mosun këtë vit humbën jetën më shumë se 1.000 njerëz./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit