India dhe SHBA do të vazhdojnë partneritetin strategjik

Mos i humb

 

 

India dhe SHBA-të kanë rënë dakord për vazhdimin e partneritetit strategjik.

Sipas lajmit të “Hindustan Times”, kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, të cilët u takuan në kuadër të Samitit të 17-të të Sigurisë së Azisë gjatë fundjavës në Singapor kanë dhënë fjalën për vazhdimin e partneritetit të fuqishëm në mes dy shteteve.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) Jeff Davis tha se “Mattis dhe Modi përveç rëndësisë së marrëdhënieve në mes të SHBA-ve dhe Indisë, kanë diskutuar edhe për rolin e tyre në bashkëpunimin mes dy vendeve për zbatimin e të drejtës, parimeve ndërkombëtare si dhe për ofrimin e lirive dhe transparencës në rajonin Indi-Paqësor”.

Davis thotë se Modi dhe Mattis kanë deklaruar se kanë rënë dakord në çështjet për vazhdimin e partneritetit të fuqishëm mes SHBA-ve dhe Indisë, paqen, stabilitetin dhe prosperitetit në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit