Indonezi, digjen nga zjarri 60 ndërtesa në Xhakarta

Mos i humb

Raportohet se 60 ndërtesa janë djegur si pasojë e një zjarri në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta.

Kreu i zjarrfikësve për Xhakartën veriore, Rahmat Kristantio deklaroi se në orët e para të mëngjesit për arsye ende të papërcaktuara ka shpërthyer një zjarr në tregun Ciplur në veri të Xhakartës.

“Si pasojë e zjarrit 50 ndërtesa të bizneseve dhe 10 ndërtesa banesash u përfshinë nga flakë”, tha Kristantio duke shtuar se nga zjarri nuk ka viktima apo të plagosur.

Ai theksoi se ka filluar një hetim lidhur me zjarrin që ka qenë efektiv në një territor prej 1.000 metër katrorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit