Indonezi, IHH ndihma për 7.500 persona të zonës së goditur nga cunami

Mos i humb

Organizata humanitare turke IHH në fazën e parë ka dorëzuar ndihmë humanitare për 7.500 persona në zonën që e goditi cunami në Indonezi.

Nga organizata njoftojnë se aksioni humanitar është ngritur pas cunamit i cili më 22 dhjetor goditi bregun e kanalit Sunda, shkaku i së cilës janë aktivitetet vullkanike.

Në fazën e parë është dërguar ndihmë në formë të ushqimit dhe furnizime higjienike.

Kjo organizatë humanitare ofroi ndihmë edhe dy muaj më parë, kur Indonezia u godit nga një tërmet dhe cunami shoqërues. Më pas 51.500 njerëz u pajisën me ndihmë.

Të paktën 429 humbën jetën si pasojë e cunamit që goditi bregun e kanalit Sunda në Indonezi më 22 dhjetor.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho tha se 1.400 persona u plagosën gjatë fatkeqësisë, ndërsa kërkohen 128 të zhdukur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit