Indonezi, sërish shpërthen vullkani më aktiv

Mos i humb

 

 

Vullkani më aktiv në Indonezi, Merapi ka filluar sërish të hedhë hi dhe tym në disa shpërthime në më pak se dy javë nga shpërthimi i fundit.

“Vullkani Merapi në ishullin Java ka shpërthyer dy herë duke hedhur materiale vullkanike deri në 1.200 metra në ajër, që ka çuar në hedhjen e hirit në disa fshatra”, tha zëdhënës i Agjencisë për menaxhim me fatkeqësitë, Sutopo Purwo Nugroho.

Ai tha se niveli alarmues nuk ishte rritur dhe se nuk priten shpërthime të reja në të ardhmen e afërt. Për shkak të shpërthimit të vullkanit Merapi më 11 maj, banorët e vendbanimeve pranë saj u strehuan në zonat më të sigurta, kurse shpërthimi i vullkanit nuk paraqiti pengesë për fluturimet në aeroportin Adi Sucipto në Yogyakarta.

Merapi ndodhet në një mal në mes të Yogyakarta-s dhe Java-s Qendrore në një lartësi mbidetare prej 2.968 metra dhe është më aktiv prej rreth 500 vullkaneve në Indonezi. Shpërthimi i fundit i saj i madh në vitin 2010 mori jetën e 347 njerëzve dhe shkaktoi zhvendosjen e 20 mijë banorëve lokalë.

Indonezia është një arqipelag me 240 milionë banorë që është i ekspozuar ndaj tërmeteve dhe aktiviteteve vullkanike, sepse shtrihet përgjatë Oqeanit Paqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit