Një tërmet prej 7,3 ballësh sipas Rihterit ka goditur ishullin Java të Indonezisë.
Agjencia Meteorologjike e Indonezisë ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ka qenë 43 kilometra në juglindje të qytetit Tasikmalaya dhe se tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 105 kilometrash.
Ndërkohë, zyrtarët paralajmërojnë se në rajon mund të ndodh cunami si pasojë e tërmetit.
Nga ana tjetër, Qendra Amerikane për Hulumtime Gjeologjike theksoi se tërmeti ka qenë në intensitet prej 6,5 ballësh./Rtv islam/


