Indonezia anulon këtë vit shkuarjen në Haxh

Mos i humb

“Qeveria ka vendosur të anulojë Haxhin 2020 pasi autoritetet e Arabisë Saudite nuk arritën të ofrojnë siguri”, tha Fachrul gjatë një konference për media në Xhakartë.

Ministri sqaroi se ky vendim u mor pas shumë konsideratave, veçanërisht lidhur me shqetësimet shëndetësore.

Ai shtoi se pandemia e shkallës globale ka ndikuar në aspektet sociale të adhurimit fetar, kjo është arsyeja pse ministria krijoi më herët një qendër krize të Haxhit 2020.

Fachrul shpreson që Haxhi mund të bëhet vitin e ardhshëm.

Indonezia ka kontigjentin më të madh të haxhilerëve me një kuotë prej 221.000 persona këtë vit.

Qyteti shtet Singapori gjithashtu njoftoi muajin e kaluar se qytetarët e tij nuk do të kryejnë haxhin këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit. Nga muslimanët kërkohet që ta kryejnë atë të paktën një herë në jetë nëse kanë mjete për ta bërë këtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit