Indonezia heton Facebook-un për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve

Mos i humb

Qeveria e Indonezesë njoftoi të premten se është duke hetuar Facebook-un për shkelje të privatësisë së përdoruesve të tij në këtë shtet.

Ministria për Komunikim dhe Teknologji Informative në Indonezi, përmes një kumtese tha se kanë kërkuar nga shefi i Policisë Kombëtare të nis një hetim për shkeljet e mundshme të ligjeve të privatësisë.

Kërkesa është bërë një ditë pasi Facebook-u bëri të ditur se kompania Cambridge Analytica ka shfrytëzuar të dhënat personale të mbi një milionë indonezianëve.

Sipas tyre, përfaqësuesit e Facebook-ut në Indonezi mund të përballen me 12 vjet burg dhe me një gjobë prej 871.000 dollarë.

Ministri indonezian, Rudiantara, u tha gazetarëve se gjatë takimit ka kërkuar që Facebook të heq aplikacionet të cilat u mundësojnë palëve të treta të kenë qasje në informacionet e përdoruesve.

Indonezia ka mbi 115 milionë përdorues aktivë të Facebook-ut, me çka ndodhet në vendin e katërt në listën e shteteve me numrin më të madh të përdoruesve.

Rreth 97 për qind e përdoruesve, qasjen e marrin përmes pajisjeve mobile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit