Infeksionet e Bajameve – A Është Zgjidhje Heqja e Tyre apo Veprim i Gabuar

Mos i humb

Infeksionet e bajameve janë një ndër shqetësimet kryesore të vjeshtës.

Në rastin infeksioneve, bajamet enjten, skuqen dhe vishen me një shtresë të bardhë ose të verdhë.

Infeksionet e bajameve shoqërohet me vështirësi në gëlltitje, dhimbje, temperaturë dhe enjtje të gjendrave limfatike në zonën e qafës.

Probleme të tilla zakonisht shkaktohen si pasojë e infeksioneve bakteriale apo virale.

Çfarë Roli Luajnë Bajamet Në Organizëm?

Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik.

Ndonëse të vogla dhe në pamje të parë të padobishme, bajamet luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm.

Bajamet mund t’i përshkruajmë si një portier të fytit.

Ato parandalojnë futjen e substancave dhe objekteve të huaja në mushkëri.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ato filtrojnë bakteret dhe viruset dhe mbi të gjitha, prodhojnë rruaza të bardha të gjakut dhe antitrupa.

Kur infeksionet e bajameve bëhen të vazhdueshme, mjekët zakonisht rekomandojnë heqjen e tyre nëpërmjet kirurgjisë.

Ky rekomandim është i nevojshëm kur bajamet transformohen në një vatër kronike infeksioni për organizmin.

Ndërhyrje të tilla rekomandohen pas moshës 3 vjeçare.

Heqja E Bajameve, A Është E Nevojshme?

Heqja e bajameve rekomandohet nëse një fëmijë ka pasur mbi 3 infektime të fytit në vit për të paktën 3 vjet me rradhë.

Një studim britanik, të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat shëndetësore të  mbi 1.6 milionë fëmijëve gjatë harkut kohor të 2005-2016.

Të dhënat treguan se për  vetëm 2,000 nga 18,000 fëmijë që kishin kryer ndërhyrje, heqja e bajameve kishte qenë e justifikueshme në bazë të problemeve të përsëritura të fytit.

Pra vetëm 11 përqind e tyre i kishin hequr bajamet për arsye të forta.

BBC raporton se 7 në 8 fëmijë të cilëve u ishin hequr bajamet, ishin prekur nga këto probleme vetëm një herë, dhe heqja ka qenë veprim i panevojshëm.

A Rritet Rreziku I Azmës Me Heqjen E Bajameve?

Një studim danez sugjeron se heqja e bajameve tek fëmijët mund të rrisë numrin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Po ashtu dhe rrezikun e azmës kur ata të rriten.

Ky sugjerim u bazua në të dhënat shëndetësore të mbi 1.2 milionë personave që nga fëmijëra për 30 vjet me rradhë.

Studiuesit vunë re se njerëzit që kishin hequr bajamet kur ishin fëmijë, ishin më të prekur nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes dhe azma

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit