Intensifikohet greva në Air France, 30 për qind e fluturimeve u anuluan

Mos i humb

Rreth 30 për qind e fluturimeve të kompanisë ajrore Air France janë anuluar, ndërkohë që greva e nisur për rritje të pagave ka filluar të intensifikohet.

Anulimi i fluturimeve ka prekur udhëtarët në destinacionet e brendshme, por edhe ata të linjave ndërkombëtare, nga shkaku i anulimeve të një të katërtës së fluturimeve nga aeroportet Charles de Gaulle dhe atij në Orly.

Air France u ka bërë thirrje udhëtarëve të kontrollojnë statuset e fluturimeve, ndërkohë që ka ofruar zëvendësim falas të biletave.

Që nga shkurti, kjo është greva e pestë e punonjësve të Air France, ndërkohë që për greva të reja, kanë paralajmëruar edhe sindikatat tjera, siç është sindikata e hekurudhës kombëtare.

Sindikata e Air France kërkon një rritje të pagës me gjashtë për qind, me çka, pas shumë vitesh, pagat do të lëviznin nga vendi, ndërsa kompania ofron një rritje me një për qind.

Greva i kushton Air France miliona euro në ditë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit