Irak, 2 shpërthime në një bazë ushtarake në Bagdad

Mos i humb

Zyra irakiane për media njoftoi se dy shpërthime ndodhën një bazë ushtarake në Bagdad, ku janë të vendosura grupi militant shiit Hashd al-Shaabi dhe forcat e policisë.

Në deklaratën me shkrim nga Rrjeti i Sigurisë së Mediave të qeverisë së Irakut thuhet se dy shpërthime të ndryshme ndodhën në bazën ushtarake Al-Saqr në rrugën Bagdad-Hillah.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se masa intensive të sigurisë u morën rreth bazës ushtarake në kryeqytet.

Në rrjetet sociale u shpërndanë pamje nga shpërthimet.

I njëjti burim më vonë njoftoi përmes një deklarate tjetër se shpërthimi u shkaktua nga “ajri i nxehtë dhe depozitimi i gabuar i municioneve”.

Një zyrtar i sigurisë i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se shpërthimi ndodhi në një depo të municionit të policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit