Irak, ARK pretendon se ushtria do t’i sulmojë forcat Peshmerga

Mos i humb

Agjencia e Sigurisë së Administratës Rajonale Kurde (ARK) pretendon se forcat e përbashkëta të qeverisë qendrore të Irakut janë në përgatitje të sulmit në rajonet të cilat janë nën kontroll të Peshmergëve.

Në një deklaratë nga rrjeti social Twitter i Agjencisë së Sigurisë së ARK-së thuhet se “Informacionet e inteligjencës tregojnë se brenda 5 ditëve të fundit ushtria e Irakut, Hashdi Shabi dhe policia federale kanë shtuar forcat e tyre për ta sulmuar linjën rrugore Guver-Dibis-Dibege”.

Duke theksuar se forcat Peshmerga në muajin tetor janë tërhequr nga qarku Mahmur i Mosulit për të mos pasur ndonjë përleshje me qeverinë qendrore të Irakut, në deklaratë i bëhet thirrje qeverisë së Bagdadit që të heqë dorë nga aktet provokative.

Një pjesë e madhe e linjës rrugore Guver-Dibis-Dibege, e cila lidh provincat Kirkuk dhe Mosul dhe ka një pozitë strategjike, gjendet nën kontroll të forcave Peshmerga.

Forcat e përbashkëta të qeverisë qendrore të Irakut, më 16 tetor kanë kryer operacion ushtarak për të marrë nën kontroll rajonet e diskutueshme si Kirkuku dhe rajonet tjera ndërsa forcat Peshmerga dorëzuan rajonet në fjalë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit