Irak, arrestohet një terrorist i DEASH-it në Airoportin e Bagdadit

Mos i humb

“Shërbimi Kundër Terrorizmit arriti të arrestojë të ashtuquajturin koordinator të përgjithshëm administrativ të bandave terroriste të DEASH-it, të njohur si Abu Nabaa, me anë të një operacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Gjeneral Major Yahya Rasul.

Ai potencoi se “operacioni u krye në fshehtësi të plotë dhe me sukses të lartë”.

I arrestuari u gjurmua nga inteligjenca ushtarake deri në mbërritjen e tij në Irak.

“Abu Nabaa ka qenë i njohur për aktivitetet e tij terroriste që nga viti 2003, kur ai operonte për disa grupe terroriste, kryesisht Al-Kaeda dhe DEASH, si dhe ka marrë udhëzime me shkrim nga i ashtuquajturi guvernator i grupit të Irakut”, tha Rasul.

Në muajt e fundit, militantët e dyshuar të DEASH-it kanë shtuar sulmet, veçanërisht në provincat Kirkuk, Salahuddin dhe Diyala, të njohura si “Trekëndëshi i Vdekjes”.

Në vitin 2017, Iraku shpalli fitoren mbi DEASH-in duke rimarrë të gjithë territorin e tij të pushtuar nga grupi terrorist në vitin 2014, i cili përbënte rreth një të tretën e vendit.

Por grupi terrorist ende mban celulat e fjetura në zona të mëdha të Irakut dhe në mënyrë periodike kryen sulme.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit