Irak, DEASH vret 10 civilë në autostradën Kirkuk-Bagdad

Mos i humb

Të paktën dhjetë civilë u vranë në një sulm të pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH në autostradën e Irakut që lidh Kirkukun dhe Bagdadin.

Oficeri i policisë në Diyale, Habib al-Shamri për AA tha se grupi i terroristëve të DEASH-it ka vendosur një pikë kontrolli të improvizuar në rrugën pranë Al Azim dhe ndaloi disa makina.

I njëjti burim thekson se terroristët vranë së paku dhjetë civilë dhe plagosën të paktën pesë të tjerë.

Menjëherë pas sulmit, terroristët ikën nga vendi i ngjarjes kurse forcat irakiane vendosën kontroll mbi rrugën dhe transportuan civilët e plagosur në spital.

Megjithëse organizata terroriste DEASH në veri të Irakut u mposht gjatë operacioneve të vitit të kaluar të forcave irakiane dhe koalicionit ndërkombëtar, në rajon vazhdon lufta kundër të ashtuquajturave “celula të fjetura” të DEASH-it./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit