Irak, kleriku shiit paralajmëron për dhunën ndaj protestuesve

Mos i humb

Bagdad

Kleriku i njohur shiit Ali al Sistani të premten paralajmëroi për shqetësimet serioze lidhur me përdorimin e dhunës në protestat që po mbahen në Irak.

Së paku 42 persona u vranë dhe rreth 2,500 të tjerë u plagosën së fundmi pas shpërthimit të protestave antiqeveritare të martën.

“Ka pasur sulme të papranueshme dhe të dënueshme ndaj protestuesve, policëve dhe pronave në Bagdad si dhe në disa provinca tjera”, tha al Sistani në një deklaratë.

“Në zona të ndryshme, protestat u kthyen në trazira dhe përleshje të përgjakshme të cilat lanë dhjetëra viktima dhe të plagosur”, theksoi ai.

Ai u bëri thirrje disa zyrtarëve të Irakut të ndërmarrin masat e duhura kundër korrupsionit.

Protestuesit kërkojnë kushte më të mira të jetesës dhe çrrënjosjen e korrupsionit. Raportohet se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve për t’i shpërndarë ata, duke shkaktuar shumë viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit