Irak : Më 6 Maj parlamenti do të votojë qeverinë e re

Mos i humb

Parlamenti i Irakut të mërkurën do të votojë për kabinetin e kryeministrit të përcaktuar Mustafa al-Kadhimi, i cili ka për detyrë të formojë qeverinë e re.

Votimi i mocionit të besimit për kabinetin e ri do të mbahet pasdite, thuhet në një deklaratë nga zyra e shtypit parlamentar.

Kryetari i Parlamentit, Mohamed Al-Halbousi tha se kabineti i Al-Kadhimit do të përbëhet nga 12 ministra nga shiitët, 6 nga sunitët dhe 3 nga kurdët.

Pretendohet se turkmenët dhe të krishterët kanë mbetur jashtë kabinetit.

Presidenti irakian, Barham Salih emëroi Al-Kadhimin, një ish-drejtor i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Kombëtare të Irakut, si kryeministër më 9 prill.

Sipas kushtetutës së Irakut, Al-Kadhimi kërkohet të formojë qeverinë e re brenda një muaji.

Iraku është përfshirë nga protestat masive që nga fillimi i tetorit për kushtet e dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adil Abdul-Mahdi të jepte dorëheqje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit