Irak, të paktën 13 të vrarë në përleshjet afër Mosulit

Mos i humb

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën të mërkurën gjatë përleshjeve mes terroristëve të DEASH-it dhe ushtarëve proqeveritarë afër Mosulit në veri të Irakut, theksoi komandanti i ushtrisë irakiane.

“Deri tek përleshja erdhi kur terroristët e DEASH-it hynë në fshatin Hashtar, në juglindje të Mosulit. Gjatë përleshjeve u vranë 12 pjesëtarë të DEASH-it dhe një ushtar sunit”, tha koloneli Ahmed al-Jabouri për AA.

Sipas al-Jabouri forcat ushtarake dhe ushtarët fisnorë, të mbështetur nga avionët irakianë, morën kontrollin mbi fshatin.

“Ndërkohë forcat irakiane në jug të Mosulit kapën tre terroristë të dyshuar të DEASH-it”, theksoi togeri policor Eyad al-Asali.

DEASH-i para do kohe pësoi shumë disfata në Irak dhe Siri, pasi nga mesi i vitit 2014 morën një pjesë të madhe të territorit të të dyja shteteve.

Ministri irakian i Punëve të Brendshme, Qasim al-Araji deklaroi se prania e DEASH-it në Irak ka përfunduar pas çlirimit të qytetit Rawa në perëndim të provincës Anbar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit