Irakianët të kënaqur nga mbështetja e Turqisë

Mos i humb

Pasi Turqia njoftoi se do të ofrojë kredi lehtësuese prej 5 miliardë dollarësh për rindërtimin e Irakut, politikanët irakianë theksojnë se Turqia vuri vulën në konferencën e mbajtur në Kuvajt për rindërtimin e vendit.

Ali Bedri, deputet në Kuvendin e Irakut nga Koalicioni Kombëtar Shiit, për Anadolu Agency (AA) tha se Turqia ofroi mbështetjen më të madhe në konferencën e organizuar për rindërtimin e Irakut.

“Qëllimi është të mbështetet Iraku, i cili ka dalë nga një luftë e ashpër e cila synonte të copëtojë strukturën shoqërore”, vlerëson Bedri.

Sipas tij, pas Irakut, terrori ka synuar të shënjestrojë edhe Turqinë.

“Turqia kishte rol të madh në konferencën në Kuvajt. Ajo la një gjurmë të fuqishme. Ne duam t’i zhvillojmë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Irakut në të gjitha fushat. Kjo mbështetje e Turqisë për Irakun do të forcojë bashkëpunimin dhe solidarizimin në fushën e diplomacisë, ekonomisë dhe të gjitha fushat e tjera. Hapi i Turqisë në konferencë ishte i suksesshëm”, shprehet Bedri.

Ndërkaq, deputeti tjetër irakian, Abdulhadi Sadavi, thotë se mbështetja e Turqisë për Irakun ishte një fakt i gëzueshëm dhe se ajo mbështetet në marrëdhëniet e fqinjësisë.

Sadavi vlerëson se rindërtimi i Irakut duhet të përfshijë të gjitha fushat e vendit, duke e falënderuar Turqinë për kontributet.

Po ashtu, deputeti i Grupit Sadikun, Hasan Salim, thotë se mbështetja kreditore prej 5 miliardë dollarësh e ofruar nga Turqia është pritur me kënaqësi nga ana e popullit irakian.

Ndryshe, në konferencë e mbajtur dje në Kuvajt, nga Turqia morën pjesë shefi i diplomacisë turke Mevlüt Çavusoglu, përfaqësues të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe përfaqësues të sektorit privat.

Gjatë konferencës, Çavusoglu deklaroi se Turqia do të ofrojë kredi lehtësuese prej 5 miliardë dollarë për rindërtimin e Irakut.

“Që nga viti 2004 e deri më tani për Irakun kemi dhënë ndihmë humanitare dhe zhvillim në rreth 500 milionë dollarë. Gjithashtu janë edhe projektet e zhvilluara nga institucioni ynë TIKA. Ndërsa shuma e projekteve të ndërmarra nga kompanitë tona dhe vlera e projekteve të përfunduara është rreth 25 miliardë dollarë. Në të njëjtën mënyrë kemi premtuar për një ndihmë në kredi në vlerë prej 50 milionë dollarë për projektet që përfshijnë ndihmë humanitare dhe ato zhvillimore”, ka thënë Çavusoglu./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit