Iraku do të rishikojë marrëveshjen strategjike me SHBA-në

Mos i humb

Pas takimit të tij të parë të kabinetit, al-Kadhimi u tha gazetarëve se kabineti themeloi një tryezë krize të përbërë nga ekspertë të punëve të jashtme.

Iraku dhe SHBA nënshkruan Marrëveshjen Kornizë Strategjike në vitin 2008 bazuar në marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve.

Parlamenti i dha votëbesim të enjten al-Kadhimit dhe kabinetit të tij të pjesshëm për të pasuar qeverinë e dorëhequr të Adel Abdul-Mahdi.

Al-Kadhimi arriti të formojë qeverinë e re pasi dy ish-kryeministrat e caktuar, Mohammad Allawi dhe Adnan Al-Zurfi, nuk arritën të fitonin mbështetjen.

Iraku është tronditur nga protestat masive që nga fillimi i tetorit për shkak të kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit, duke detyruar kryeministrin Adil Abdul-Mahdi të japë dorëheqjen.

Të paktën 496 Irakianë janë vrarë dhe 17.000 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i demonstratave më 1 tetor, sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit