Iran, 188 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Mos i humb

Në Iran, 188 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 13.979.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.166 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 271.606.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 235.300 persona ndërkohë që 3.529 pacientë janë në gjendje kritike.

Ajo tha se deri më tani në Iran janë kryer 2.123.518 teste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit