Iran, 254 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Mos i humb

Me 254 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 29.070.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në vend janë shënuar 4.108 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 508.389.

Lari shtoi se 4.570 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 411.840.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.369.622 teste.

Lari vuri në dukje se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.

Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u ri-imponuan sërish kufizimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit