Iran, 3,700 persona të arrestuar gjatë protestave

Mos i humb

Rreth 3,700 persona janë arrestuar në protestat e realizuara gjatë ditëve të fundit në Iran.

Deputeti i Teheranit, Mahmud Sadiki, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve ICANA tha se në protestat e nisura më 28 dhjetor të vitit 2017 në gjithë shtetin janë arrestuar mijëra persona.

Lidhur me pyetjen se sa prej të arrestuarve janë studentë universitar, Sadiki tha se po qarkullojnë të dhëna të ndryshme për këtë.

“Në incidentet e fundit në gjithë shtetin janë arrestuar rreth 3,700 persona. Deputetët në kuvend kanë prezantuar shifra të ndryshme sa i përket numrit të studentëve universitar. Ne nuk mund të japim një numër të saktë për këtë çështje. Por po parashikohet se 40 deri në 68 studentë po mbahen të arrestuar”, tha ai.

Sadiki theksoi nevojën e publikimit të listës së studentëve të arrestuar nga njësitë përkatëse të sigurisë, e cila ndodhet në ministrinë e inteligjencës dhe në institucionin e arsimit të lartë, në mënyrë që të eliminohen edhe shqetësimet e familjeve.

Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor 2017, pasi një grup demonstruesish u mblodhën në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit në vend.

Në një kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Sanandaj, Zanjan, Shiraz, Qom, Ahvaz, Zahedan, Erak dhe Hurrem Abad.

Gjatë protestave në Iran është njoftuar se deri më tani kanë humbur jetën mbi 20 persona./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit