Iran, 72 vdekje të reja nga COVID-19

Mos i humb

Në Iran, 72 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 6.820 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.431.416, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 58.110.

Lari theksoi se 3.865 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.223.197.

Deri më tani, vendi ka kryer 9.394.967 teste.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit