Iran, 76 persona të vdekur nga përmbytjet

Mos i humb

Përmbytjet të cilat së fundmi kapluan një pjesë të madhe të Iranit kanë shkaktuar vdekjen e 76 personave, bëri të ditur kreu i Agjencisë Mjeko-Ligjore të vendit, Ahmad Shojaei.

Shojaei u tha mediave iraniane se pjesa më e madhe e të vdekurve kanë pësuar në krahinën Fars, ku si pasojë jetën e kanë humbur 23 persona, në Loristan kanë vdekur 14 dhe në Gulistan tetë persona.

Përmbytjet në Iran kanë prekur 25 nga 31 provincat e vendit. Shirat e dendur filluan të bien më 17 mars duke shkaktuar përmbytje të mëdha të cilat përveç rasteve fatale kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shumë organizata humanitare janë përfshirë në aksione bamirëse, ndër to edhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit