Iran, një fëmijë 6-vjeçar vdes nga koronavirusi

Mos i humb

Në Iran, një fëmijë gjashtëvjeçar ka vdekur si pasojë e infeksionit me koronavirus.

Universiteti i Shkencave të Mjekësisë në krahinën Horasani verior në një deklaratë thekson se në këtë krahinë deri më tani me koronavirus janë konfirmuar së paku 189 persona, ndërsa kanë vdekur 19, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6-vjeçar.

Gjithashtu shtohet se 99 persona përfunduan me sukses trajtimin dhe u liruan nga spitali.

Viktima më e re nga koronavirusi në Iran është një fëmijë tre vjeçar që vuante nga leuçemia. Irani, pas Italisë dhe Kinës, është vendi më i prekur nga virusi. Rasti i parë i koronavirusit u raportua në 19 shkurt në qytetin iranian Qom.

Në vend, deri më tani më shumë se 23,000 njerëz janë infektuar me koronavirus, ku 1,812 kanë vdekur dhe 8.376 janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit