Iran, rritet në 1.685 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 1.685.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 129 persona.

Në këtë mënyrë është rritur në 1.685 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, njoftoi Jahanpour i cili informoi më tej se me shtimin e 1.028 rasteve të reja numri i rasteve ka arritur në 21.638.

Jahanpour shtoi se nga spitali pas përfundimit të trajtimit janë liruar 7.913 persona.

Covid-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit