Iran, rritet në 4.232 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Me 122 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran rritet në 4.232 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19)

Në deklaratën e tij të publikuar nga televizioni shtetëror i Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 122 vdekje dhe 1.972 raste të reja.

Me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 4.232, ndërsa numri i rasteve në 68.192, njoftoi Jahanpour i cili informoi se 3.969 prej atyre që trajtohen nëpër spitale ndodhen në gjendje kritike.

Më tej Jahanpour është shprehur se që nga dje e deri më sot janë shëruar 3.156 persona duke e rritur në gjithsej 35.465 numrin e personave të liruar nga spitali pas përfundimit të trajtimit mjekësor.

Zëdhënësi Jahanpour tha se deri më sot në të gjithë vendin numri i personave të testuar për COVID-19 arrin në 242.568.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit