Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran pas vdekjes së edhe 12 personave të tjerë është rritur në 66.
Zëvendësministri i Shëndetësisë i Iranit, Ali Riza Reizi, në një konferencë për media në kryeqytetin Teheran, deklaroi se numri i të vdekurve nga Covid-19 në mbarë vendin është rritur në 66 pasi kanë humbur jetën 12 persona të tjerë dhe se që nga dje e deri më sot janë përcaktuar 523 raste të reja.
Kështu që numri i të vdekurve rritet në 66, ndërsa të rasteve në 1501.
Reisi tha se deri më tani 7.280 persona kanë aplikuar në spitale me dyshim nga koronavirusi dhe se nga 4.312 janë marrë teste.
Ai njoftoi se 291 persona janë shëruar dhe liruar nga spitalet.
Zyrtari iranian njoftoi se më së shumti raste janë në provincat Teheran, Merkezi, Qom dhe Gilan.


