Iran, rritet në mbi 12.600 numri i viktimave nga COVID-19

Mos i humb

Me 188 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 12.635 numri i viktimave në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 188 vdekje dhe 2.397 raste të reja me COVID-19.

“Me këtë ka arritur në 12.635 numri i vdekjeve dhe në 255.177 numri i rasteve me COVID-19 në vend”, tha Lari e cila shtoi se deri më tani ka arritur në 217.666 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.

Ajo tha se 3.338 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, duke shtuar se ka arritur në 1.947.114 numri i testeve të kryera në vend.

Rajonet Khuzestan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor, Razavi Khorasan, Hurmuzgan dhe Noth Khorasan janë përcaktuar si “zona të kuqe” ndërsa Teheran, Elborz, Lorestan, South Khorasan, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Zanjan, Isfahan, Mazandaran, Golestan dhe Ilam janë përcaktuar si “zona të rrezikuara”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit