Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 1.529 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 106.220.
Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 85.422 persona, ndërkohë që 2.696 pacientë janë në gjendje kritike.
Ai njoftoi se nga fillimi i pandemisë, në vend janë testuar 573.220 persona.
Ndërkohë, zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harichi, tha një konferencë online për media se së fundmi është vërejtur rritje e rasteve në kreyqytetin Teheran dhe në provincën jugperëndimore Huzistan.
Ai kërkoi nga qytetarët në këto dy provinca që t’u japin më shumë rëndësi rregullave të distancimit fizik.
Harichi paralajmëroi se në rast nevoje, masat kufizuese të lehtësuara muajin e kaluar mund të rivendosen.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt.


