Iran, shkon në afro 37 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Mos i humb

Me 406 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 36.985.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 8.772 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 654.936.

Lari shtoi se 5.472 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 505.287.

Pasi informoi se deri tani në vend janë kryer 5.110.752 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjithë 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.

Në të gjithë Iranin u mor vendimi për mbylljen e bizneseve që nuk janë të detyrueshëm të jenë hapur në 25 qendra rajonale dhe në 89 qyteza. Në anën tjetër u ndaluan hyrjet dhe daljet nga qendrat e 25 rajoneve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit