Iran, shkon në mbi 550 mijë numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Me 304 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 31.650.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 5.471 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 550.757 dhe me 304 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka arritur shifrën 31.650.

Lari shtoi se 4.895 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 442.674.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.628.866 teste.

Lari vuri në dukje se të gjithë 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”. Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u vendosën sërish kufizime të reja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit