Me 153 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 20.125 numri i përgjithshëm i viktimave në vend.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror tha se me 153 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka arritur në 20.125, ndërsa me 2.444 raste të reja arrin në 350.279 numri i rasteve.
Ajo shtoi se 3.868 nga të prekurit me COVID-19 janë në trajtim në njësitë e kujdesit intensiv dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 302.528.
Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.939.840 teste për COVID-19.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.


