Irani godet me artileri zonat kufitare në qytetin irakian Erbil

Mos i humb

Irani ka goditur me artileri të topave rajonet kufitare në lidhura me qytetin Erbil të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i rajonit Sidekan të Erbilit, İhsan Çelebi, lidhur me ngjarjen në një deklaratë për transmetuesin “Kurdistan 24” me qendër në Erbil tha se njësitë artilerike të Iranit goditën në orët e para të mëngjesit rajonin Sidekan.

Garda Revolucionare e Iranit më 6 shtator njoftoi se mund të vendosin në shënjestër pjesën veriore të Irakut për të eliminuar disa “grupe terroriste” në Administratën Rajonale Kurde të Irakut (IKRG).

Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit më 8 shtator 2018 goditi me raketa balistike një kamp të Partisë Demokratike Iran-Kurdistan (İKDP) e cila operon në Erbil. Në sulm, përfshirë emra të nivelit të lartë humbën jetën 16 anëtarë të partisë në fjalë ndërsa u plagosën rreth 40 persona të tjerë.

Partia Demokratike Iran-Kurdistan (İKDP) e cila nga Irani njihet si organizatë terroriste, pas tërheqjes së saj nga Irani që nga viti 1991 ajo strehohet në kampet që i ka dhënë partia KDP (Kurdistan Democratik Party) dhe PUK (Patriotik Union of Kurdistan).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit