Ministria e Jashtme e Iranit ka hedhur poshtë akuzat e princit të kurorës të Arabisë Saudite se Teherani siguron strehë për udhëheqësit e Al-Kaidës.
“Pretendimet e princit të kurorës Mohammad bin Salman se Irani strehon udhëheqësit e Al Kaidës është një gënjeshtër e madhe”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qassemi.
Qassemi vazhdoi të pohonte se “disa bashkëpunëtorë të Al Kaidës, duke përfshirë të afërm të ish-udhëheqësit terrorist Osama bin Laden, u arrestuan nga Irani dhe u deportuan në Afganistan dhe Arabinë Saudite, derisa iknin nga pushtimi i SHBA-ve në vitin 2001”.
Në një intervistë në një rrjet televiziv të madh amerikan, princi i kurorës i Arabisë Saudite akuzoi Iranin se është “forcë destabilizuese” në rajon duke vazhduar të strehojë udhëheqësit e Al-Kaidës./Rtv Islam/


