Irani paralajmëron stërvitje detare në ngushticën e Hormuzit

Mos i humb

Flota ushtarake iraniane do të mbajë stërvitje në ngushticën strategjike të Hormuzit, në momentin kur trysnia ndaj Iranit vazhdon pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish imponuan sanksionet, që synojnë sektorin e tyre vital të naftës.

Ngushtica e Hormuzit është kalimi i vetëm detar nga Gjiri Persik dhe është kyç për furnizimin global të energjisë. Përmes tij kalojnë rreth një e treta e naftës që tregtohet përmes detit.

Admiral iranian Hossein Khanzadi sot për televizionin shtetëror tha se manovrat treditore do të fillojnë të premten dhe do të shtrihen deri në Detin Oman dhe skajet e Oqeanit Indian.

Ai theksoi se në stërvitjen, e cila quhet “Velayat-97”, do të marrin pjesë nëndetëset, anijet luftarake, helikopterët dhe avionët e zbulimit. Gjatë stërvitjes, gjithashtu është planifikuar lançimi i raketave nga anijet.

Irani rregullisht mban stërvitje në ngushticën e Hormuzit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit