Irani për herë të parë fillon testimin e vaksinës vendore COVID-19 tek njerëzit

Mos i humb

Irani ka testuar vaksinën lokale “COVIRAN Bereqet”, e cila u zhvillua për të siguruar imunitet ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), tek njeriu për herë të parë në fazën e provës klinike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vaksina “COVIRAN Bereqet” e zhvilluar nga shkencëtarët iranianë, për herë të parë u testua tek njeriu, me anë të një ceremonie ku morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Saeed Namaki dhe zyrtarë të tjerë.

Tayyiba Muhbir, vajza e shkencëtarit që është në krye të ekipit të shkencëtarëve që zhvilluan vaksinën, Muhammed Muhbir, ishte vullnetarja e parë që u vaksinua. Vaksina e zhvilluar do të zbatohet edhe tek 3 persona, ndërsa në ditët në vijim do të testohen 56 persona.

Sipas njoftimit 14 ditë pas vaksinës së parë do të duhet të vaksinohet për herë të dytë, ndërsa vaksinimi i fundit do të bëhet në ditën e 28-të. Deri më tani vullnetarisht kanë aplikuar 65 mijë persona.

Nuk është vërejtur ndonjë efekt anësor deri më tani në vaksinimin e Tayyiba Muhbir.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit