Isa Mustafa: Të gjitha marrëveshjet me Vetëvendosjen kanë rënë në ujë

Mos i humb

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është befasuar nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe se askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që VV-ja do të propozojë kryeparlamentarin.

Mustafa ka bërë të ditur se për shkak të kësaj, tani gjithçka do të nisë nga fillimi me VV-në, dhe, sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri tani do të bien në ujë.

“Gjithsesi duhet të bëhet marrëveshje e re lidhur me përgjegjësitë, por ka nevojë edhe te programi qeverisës”, ka deklaruar Mustafa në “Rubikon” të KTV-së.

“Çdo gjë është e hapur, edhe mundësia që të dalim në opozitë, ta bëjmë një opozitarizëm shumë të mirë, të suksesshëm”, ka thënë kreu i LDK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit