Ish-deputetja serbe në Kosovë, Rada Trajkovic bën deklaratën e fortë: Ndjehem e rrezikuar nga Aleksandër Vuçiç

Mos i humb

SERBI– Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se ndjehet e rrezikuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pasi Ministria e Brëndshme i hoqi të drejtën e mbrojtjes.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Trajkoviç, ka deklaruar për median serbe “Nova.rs”, se asaj i ishte thënë se ka kaluar nevoja për mbrojtje, duke marrë parasysh që siguria e saj është e qetë.

E pyetur nëse ende ndihet e kërcënuar, ajo thotë se ndihet e kërcënuar drejtpërdrejt nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ajo shton se lista e tyre në zgjedhje tejkaloi në mënyrë të paplanifikuar vlerësimet që i dhanë asaj, dhe tregon se votat nuk janë numëruar ende.

“Për shkak të fushatës së Listës Serbe, të cilën ajo e zhvilloi në Kosovë, jo vetëm që ata morën 10 vende në parlament, por ata gjithashtu i bënë presion Goranëve në zgjedhje. Gjithashtu, enklavat votuan për kandidatët boshnjakë të cilët janë nënkryetarë në Mitrovicë dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Rakiqin. Serbët në Graçanicë u detyruan të votojnë për romët”,- tha Trajkoviç.

Në maj të vitit 2019, Rada Trajkoviç mori mbrojtjen e policisë serbe, të cilën ajo e kërkoi për shkak të rrezikimit personal dhe familjes së saj. Trajkoviç atëherë kishte deklaruar se pas kërkesës dërguar Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ajo ruhej nga dy persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit