Ish-drejtori i Policisë së Vlorës nuk heq dorë, kërkon lirimin nga qelia në Apelin e GJKKO

Mos i humb

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë, që refuzoi lirimin e tij nga qelia.

Çela kërkon zbutje të masës “arrest në burg” me arsyetimin e tejkalimin të afatit të shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht Çela po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ai ishte i bashkëpandehur në të njëjtin proces me ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas ligjit, thotë Çela, ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.

Dosja penale ndodhet në Gjykatën e Larte dhe pret për t’u shqyrtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit